14. Por Pilati u tha: «Përse, ç’të keqe ka bërë?». Atëherë ata thirrën edhe më fort: «Kryqëzoje!».
15. Kështu Pilati, për të kënaqur turmën, liroi Barabën dhe, pasi e fshikulluan Jezuin, e dorëzoi që ta kryqëzonin.
16. Atëherë ushtarët e morën Jezuin dhe e futën në oborrin e pallatit, domethënë në pretorium dhe mblodhën gjithë kohortën.
17. E veshën me një mantel të purpurt dhe, pasi thurën një kurorë me gjemba, ia vunë në kokë.
18. Pastaj filluan t’i thoshin: «Të përshëndesim, o mbreti i judenjve!».
19. E godisnin në kokë me kallam, e pështynin dhe duke rënë në gjunjë, përkuleshin para tij.
20. Pasi e tallën, ia hoqën mantelin e purpurt dhe e veshën me rrobat e veta. Pastaj e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.
21. Atëherë detyruan një kalimtar që po kthehej nga ara, një farë Simoni nga Kirena, i ati i Aleksandrit dhe i Rufit, të mbartte kryqin e Jezuit.
22. Kështu e çuan Jezuin në vendin e Golgotës, që do të thotë ‘Vendi i Kafkës’