1. Në mëngjes herët kryepriftërinjtë së bashku me pleqtë, skribët dhe gjithë sinedrin, pasi u këshilluan, e lidhën Jezuin, e morën dhe ia dorëzuan Pilatit.
2. Pilati e pyeti: «A je ti mbreti i judenjve?».Jezui iu përgjigj: «Ti vetë po e thua».
3. Ndërkaq kryepriftërinjtë e padisnin për shumë gjëra.
4. Dhe Pilati e pyeti përsëri: «Nuk po jep asnjë përgjigje? Shiko për sa gjëra po të padisin».
5. Por Jezui nuk iu përgjigj për asgjë, gjë që e çuditi shumë Pilatin.
6. Për çdo festë Pashke Pilati lironte një të burgosur sipas kërkesës së turmës.
7. Një njeri që quhej Baraba gjendej në burg bashkë me disa kryengritës të tjerë, që kishin bërë një vrasje në një kryengritje.