Marku 13:1-6 Së Bashku (ALNT)

1. Kur dolën nga tempulli, njëri prej dishepujve i tha: «Mësues, shiko ç’gurë e ç’ndërtesa!».

2. Jezui i tha: «A i sheh këto ndërtesa të mëdha? Nuk do të mbesë gur mbi gur pa u rrëzuar».

3. Kur u ul në Malin e Ullinjve përballë tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Andrea e pyetën Jezuin veçmas:

4. «Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja se të gjitha ato do të përmbushen?».

5. Atëherë Jezui filloi t’u thoshte:«Hapni sytë se mos ju mashtron njeri.

6. Shumë veta do të vijnë në emrin tim e do të thonë: “Unë jam Krishti” dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.

Marku 13