1. Kur iu afruan Jerusalemit, pranë Betfagës e Betanisë, afër Malit të Ullinjve, Jezui dërgoi dy prej dishepujve
2. dhe u tha: «Shkoni në fshatin përballë dhe sapo të hyni, do të gjeni të lidhur një kërriç mbi të cilin nuk ka hipur ende askush. Zgjidheni dhe silleni!
3. Nëse dikush ju thotë “ç’po bëni?”, i thoni: “Zoti ka nevojë për të dhe do t’jua kthejë përsëri”».
4. Ata shkuan dhe e gjetën kërriçin të lidhur afër një dere përjashta në rrugë dhe e zgjidhën.