39. Dhe shkonte nëpër gjithë Galilenë, duke predikuar në sinagogat e tyre dhe duke dëbuar djajtë.
40. Një i lebrosur shkoi tek ai dhe, duke iu përgjëruar e duke i rënë në gjunjë, i tha: «Po të duash, ti mund të më pastrosh».
41. Jezui ndjeu dhembshuri, shtriu dorën, e preku dhe i tha: «Dua. Pastrohu!».
42. Dhe lebra e la menjëherë e ai u pastrua.
43. Jezui e largoi menjëherë dhe e urdhëroi rreptësisht:
44. «Mos i trego njeriu, por shko paraqitu te prifti dhe kushto për pastrimin tënd atë që ka urdhëruar Moisiu. Kjo do t’u shërbejë si dëshmi».