32. Në mbrëmje, në perëndim të diellit, sollën tek ai të gjithë të sëmurët dhe të pushtuarit nga djalli.
33. I tërë qyteti ishte mbledhur te dera.
34. Jezui shëroi shumë veta që vuanin nga sëmundje të ndryshme dhe dëboi shumë djaj. Ai nuk i lejonte djajtë të flisnin, sepse ata e dinin kush ishte.
35. Në mëngjes herët, shumë kohë përpara se të agonte, Jezui u ngrit e shkoi në një vend të shkretë për t’u lutur.
36. Simoni dhe të tjerët që ishin me të shkuan pas tij,
37. e gjetën dhe i thanë: «Të gjithë po të kërkojnë».
38. Ai u tha: «Le të shkojmë më tej në fshatrat e tjera, që të predikoj edhe atje, sepse për këtë gjë kam ardhur».
39. Dhe shkonte nëpër gjithë Galilenë, duke predikuar në sinagogat e tyre dhe duke dëbuar djajtë.
40. Një i lebrosur shkoi tek ai dhe, duke iu përgjëruar e duke i rënë në gjunjë, i tha: «Po të duash, ti mund të më pastrosh».
41. Jezui ndjeu dhembshuri, shtriu dorën, e preku dhe i tha: «Dua. Pastrohu!».
42. Dhe lebra e la menjëherë e ai u pastrua.
43. Jezui e largoi menjëherë dhe e urdhëroi rreptësisht:
44. «Mos i trego njeriu, por shko paraqitu te prifti dhe kushto për pastrimin tënd atë që ka urdhëruar Moisiu. Kjo do t’u shërbejë si dëshmi».
45. Por sapo doli, ai filloi të hapte fjalë e ta shpallte këtë gjë, saqë Jezui nuk mundi të hyjë më haptas në qytet, por qëndroi jashtë nëpër vende të shkreta. Dhe njerëzit vinin tek ai nga çdo anë.