28. Rreth tetë ditë pasi tha këto fjalë, Jezui mori me vete Pjetrin, Gjonin, Jakobin dhe u ngjit në mal për t’u lutur.
29. Ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi e rrobat morën një bardhësi vezulluese.
30. Pastaj panë dy burra që po flisnin me Jezuin. Ishin Moisiu dhe Elia,
31. që u shfaqën në lavdi e po flisnin për veprën që do të përmbushte Jezui me vdekjen e tij në Jerusalem.
32. Pjetri dhe ata që e shoqëronin kishin rënë në gjumë të thellë, por u zgjuan dhe panë lavdinë e tij dhe të dy burrave që ishin me të.