43. «Nuk ka pemë të mirë që jep fryte të këqija dhe as pemë të kalbur që jep fryte të mira.
44. Çdo pemë njihet nga frytet e saj. Askush nuk mund të vjelë fiq nga ferrat dhe as rrush nga shkurret.
45. Njeriu i mirë nxjerr të mirën nga thesari i mirë i zemrës së tij dhe njeriu i keq nxjerr të keqen nga thesari i tij i keq, sepse ç’ka zemra, nxjerr goja.»
46. «Përse më thërrisni “Zot, Zot” dhe nuk bëni çfarë ju them unë?
47. Po ju tregoj kujt i ngjan ai që vjen tek unë dhe që i dëgjon e i zbaton fjalët e mia.
48. Ai i ngjan një njeriu që ndërtoi një shtëpi, gërmoi thellë dhe i hodhi themelet në shkëmb. Kur erdhi përmbytja, lumi vërshoi drejt asaj shtëpie, por nuk e tundi dot vendit, sepse shtëpia ishte ndërtuar mirë.
49. Ndërsa ai që i dëgjon, por nuk i zbaton fjalët e mia, i ngjan një njeriu që ndërtoi një shtëpi mbi dhè, pa themele. Kur vërshoi lumi, ajo u shemb menjëherë e i madh qe shkatërrimi i saj».