Luka 24:42-50 Së Bashku (ALNT)

42. Ata i dhanë një copë peshk të pjekur.

43. Ai e mori dhe e hëngri në praninë e tyre.

44. Atëherë u tha: «Këto fjalë jua thashë kur isha ende me ju: gjithçka që është shkruar për mua në ligjin e Moisiut, te profetët dhe te psalmet, duhet të përmbushet».

45. Pastaj ua hapi mendjet që të kuptonin Shkrimet e shenjta

46. e u tha:«Shkrimi i shenjtë thotë: Krishti duhet të vuajë e të ngjallet prej të vdekurve të tretën ditë

47. dhe të gjitha kombeve do t’u shpallet pendimi e falja e mëkateve, duke filluar nga Jerusalemi.

48. Ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave.

49. Ja, unë po ju dërgoj premtimin e Atit tim, prandaj rrini këtu në qytet derisa të visheni me pushtet nga lart».

50. Pastaj u priu deri në Betani, ngriti duart e i bekoi.

Luka 24