12. Shenja për ju do të jetë kjo: do të gjeni një fëmijë të mbëshjellë në pelena dhe të shtrirë në grazhd».
13. Papritur bashkë me engjëllin u duk një ushtri e madhe qiellore, që lavdëronte Perëndinë kështu:
14. «Lavdi i qoftë Perëndisënë lartësitë qielloredhe paqe në tokënjerëzve që ai i ka për zemër».
15. Kur u larguan engjëjt prej tyre dhe u kthyen në qiell, barinjtë i thanë njëri-tjetrit: «Të shkojmë në Betlehem e të shohim çfarë ka ndodhur, atë që na ka bërë të ditur Zoti».
16. Ata shkuan me nxitim dhe gjetën Marinë me Jozefin dhe fëmijën të shtrirë në grazhd.
17. Kur e panë, shpallën çfarë u qe thënë për foshnjën.
18. Dhe të gjithë ata që dëgjuan mbetën të habitur nga tregimi i barinjve.
19. Maria i ruante dhe i shqyrtonte të gjitha këto në zemrën e saj.
20. Atëherë barinjtë u kthyen duke përlëvduar Perëndinë e duke i thurur lavde për gjithçka panë e dëgjuan, ashtu siç u qe thënë.