Luka 17:30-33 Së Bashku (ALNT)

30. kështu do të ndodhë atë ditë kur do të shfaqet Biri i njeriut.

31. Nëse atë ditë dikush do të ndodhet mbi çati, por do t’i ketë gjërat e veta në shtëpi, të mos zbresë për t’i marrë. Dhe nëse dikush do të ndodhet në arë, as ai të mos kthehet.

32. Kujtoni gruan e Lotit!

33. Kush mundohet ta ruajë jetën e vet, do ta humbasë atë dhe ai që do ta humbasë jetën e vet, do ta shpëtojë atë.

Luka 17