Luka 15:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët po i afroheshin Jezuit për ta dëgjuar.

2. Farisenjtë dhe skribët murmurisnin e thoshin: «Ky pranuaka mëkatarët e ha me ta».

3. Atëherë Jezui u tregoi këtë shëmbëlltyrë:

4. «Cili nga ju nëse ka njëqind dele dhe njëra prej tyre i humb, nuk i lë të nëntëdhjetë e nëntat në shkretëtirë për të kërkuar atë që ka humbur, derisa ta gjejë?

5. Dhe kur e gjen, e ngarkon mbi shpatulla i gëzuar.

6. Pasi kthehet në shtëpi, mbledh miqtë e vet e të afërmit e u thotë: “Gëzohuni me mua, se e gjeta delen që më kishte humbur.”

7. Unë po ju them se kështu ndodh edhe në qiell. Aty ka më shumë gëzim për një mëkatar që pendohet sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë që nuk kanë nevojë të pendohen.»

Luka 15