Luka 14:29-35 Së Bashku (ALNT)

29. Përndryshe, nëse i ka hedhur themelet e nuk është në gjendje ta përfundojë, ata që e shohin do të fillojnë ta tallin

30. e do t’i thonë: “Ky njeri filloi të ndërtonte, por nuk qe i zoti ta mbaronte.”

31. Ose, cili mbret, kur del në luftë për t’u ndeshur me një mbret tjetër, nuk ulet më parë të shqyrtojë a është i aftë që me dhjet mijë veta t’i bëjë ballë atij që vjen me njëzet mijë?

32. Atëherë, nëse nuk mundet, i dërgon një përfaqësi për t’i kërkuar kushtet e paqes ndërsa ai është ende larg.

33. Prandaj, asnjëri nga ju nuk mund të bëhet dishepulli im nëse nuk heq dorë nga tërë pasuria që zotëron.»

34. «Kripa është e mirë, por nëse e humbet shijen, si mund ta rifitojë atë?

35. Nuk është e përshtatshme më as për tokën, as për plehun, por vetëm për t’u hedhur. Kush ka veshë, le të dëgjojë».

Luka 14