27. Kush nuk e mbart kryqin e vet për të ardhur pas meje, nuk mund të jetë dishepulli im.
28. Kush nga ju nëse dëshiron të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të bëjë llogaritë për të parë a ka sa i duhen për ta mbaruar?
29. Përndryshe, nëse i ka hedhur themelet e nuk është në gjendje ta përfundojë, ata që e shohin do të fillojnë ta tallin
30. e do t’i thonë: “Ky njeri filloi të ndërtonte, por nuk qe i zoti ta mbaronte.”
31. Ose, cili mbret, kur del në luftë për t’u ndeshur me një mbret tjetër, nuk ulet më parë të shqyrtojë a është i aftë që me dhjet mijë veta t’i bëjë ballë atij që vjen me njëzet mijë?