69. Ai ngriti për ne bririn e shpëtimitnë shtëpinë e Davidit,shërbëtorit të vet,
70. siç e kishte thënëme gojën e profetëve të tij të shenjtëqë prej shekujsh;
71. shpëtim nga armiqtë tanëdhe nga dora e të gjithëve atyreqë na urrejnë,
72. për të treguar mëshirë me etërit tanëdhe për t’u kujtuarpër besëlidhjen e tij të shenjtë;
73. për betimin që i bëri Abrahamit,atit tonë,për të na lejuar
74. që, pasi të na çlirontenga duart e armiqve tanë,t’i shërbenim pa frikë,
75. në shenjtëri dhe në drejtësipara tijpër të gjitha ditët e jetës sonë.
76. Dhe ti, foshnjë,do të quhesh profet i më të Lartit,sepse do të ecësh përpara Zotitpër të përgatitur udhët e tij,
77. për t’i dhënë popullit të tijnjohjen e shpëtimitme anë të faljes së mëkateve,