Luka 1:67-75 Së Bashku (ALNT)

67. Zakaria, ati i tij, u mbush me Shpirtin e Shenjtë dhe profetizoi kështu:

68. «Bekuar qoftë Zoti,Perëndia i Izraelit,se erdhi dhe shpengoi popullin e tij.

69. Ai ngriti për ne bririn e shpëtimitnë shtëpinë e Davidit,shërbëtorit të vet,

70. siç e kishte thënëme gojën e profetëve të tij të shenjtëqë prej shekujsh;

71. shpëtim nga armiqtë tanëdhe nga dora e të gjithëve atyreqë na urrejnë,

72. për të treguar mëshirë me etërit tanëdhe për t’u kujtuarpër besëlidhjen e tij të shenjtë;

73. për betimin që i bëri Abrahamit,atit tonë,për të na lejuar

74. që, pasi të na çlirontenga duart e armiqve tanë,t’i shërbenim pa frikë,

75. në shenjtëri dhe në drejtësipara tijpër të gjitha ditët e jetës sonë.

Luka 1