Luka 1:60-65 Së Bashku (ALNT)

60. Atëherë e ëma e tij tha: «Jo, ai do të quhet Gjon».

61. Ata i thanë: «Askush nga të afërmit tuaj nuk quhet me këtë emër».

62. Atëherë e pyetën të atin me shenja se ç’emër donte t’i vinte.

63. Ai kërkoi një dërrasë, mbi të cilën shkroi: «Gjon është emri i tij». Të gjithë u mrekulluan.

64. Përnjëherë Zakarias iu hap goja dhe iu zgjidh gjuha dhe filloi të fliste duke bekuar Perëndinë.

65. Të gjithë banorët aty pranë i zuri frika dhe në mbarë krahinën malore të Judesë flitej për këto gjëra.

Luka 1