Luka 1:59-74 Së Bashku (ALNT)

59. Ditën e tetë erdhën për të rrethprerë fëmijën dhe donin t’i vinin emrin Zakaria, sipas emrit të të atit.

60. Atëherë e ëma e tij tha: «Jo, ai do të quhet Gjon».

61. Ata i thanë: «Askush nga të afërmit tuaj nuk quhet me këtë emër».

62. Atëherë e pyetën të atin me shenja se ç’emër donte t’i vinte.

63. Ai kërkoi një dërrasë, mbi të cilën shkroi: «Gjon është emri i tij». Të gjithë u mrekulluan.

64. Përnjëherë Zakarias iu hap goja dhe iu zgjidh gjuha dhe filloi të fliste duke bekuar Perëndinë.

65. Të gjithë banorët aty pranë i zuri frika dhe në mbarë krahinën malore të Judesë flitej për këto gjëra.

66. Ata që i dëgjuan këto gjëra i mbajtën në zemër dhe thanë: «Ç’do të bëhet vallë ky djalë?». Dhe dora e Zotit ishte me të.

67. Zakaria, ati i tij, u mbush me Shpirtin e Shenjtë dhe profetizoi kështu:

68. «Bekuar qoftë Zoti,Perëndia i Izraelit,se erdhi dhe shpengoi popullin e tij.

69. Ai ngriti për ne bririn e shpëtimitnë shtëpinë e Davidit,shërbëtorit të vet,

70. siç e kishte thënëme gojën e profetëve të tij të shenjtëqë prej shekujsh;

71. shpëtim nga armiqtë tanëdhe nga dora e të gjithëve atyreqë na urrejnë,

72. për të treguar mëshirë me etërit tanëdhe për t’u kujtuarpër besëlidhjen e tij të shenjtë;

73. për betimin që i bëri Abrahamit,atit tonë,për të na lejuar

74. që, pasi të na çlirontenga duart e armiqve tanë,t’i shërbenim pa frikë,

Luka 1