42. thirri me zë të lartë e tha: «E bekuar je ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd!
43. Nga më vjen kjo dhuratë, që nëna e Zotit të vijë tek unë?
44. Ja, sapo zëri i përshëndetjes sate arriti në veshët e mi, foshnja kërceu nga gëzimi në barkun tim.
45. Lum ajo që ka besuar, se do të përmbushet çfarë i qe thënë prej Zotit!».
46. Maria tha:«Gjithë qenia ime e madhëron Zotin
47. dhe shpirti im ngazëllehetpër Perëndinë, Shpëtimtarin tim,
48. sepse ai hodhi sytëmbi përulësinë e shërbëtores së vetdhe, ja, të gjitha breznitëdo të më quajnë të lume.
49. Gjëra të mëdhaka bërë për mua i fuqishmi.I shenjtë është emri i tij.
50. Mëshira e tijzgjat nga breznia në breznipër ata që e druajnë.
51. Bëri vepra të fuqishme me krahun e tij,hodhi poshtëata që mburreshinme mendimet e zemrës së tyre,