1. Përderisa shumë veta kanë marrë përsipër të rrëfejnë ngjarjet që janë përmbushur ndër ne,
2. siç na i kanë përçuar ata që i panë me sytë e tyre dhe që qenë shërbëtorë të fjalës që nga fillimi,
3. edhe mua, meqë kam ndjekur me kujdes nga afër gjithçka që nga fillimi, më është dukur gjë e mirë të t’i shkruaj me radhë, i përndritshëm Teofil,
4. me qëllim që të njohësh palëkundshmërinë e mësimeve që ke marrë.
5. Në ditët kur Herodi ishte mbreti i Judesë, një prift me emrin Zakaria, nga kasta e Abiut, kishte për grua njërën prej bijave nga fisi i Aaronit që quhej Elizabetë.
6. Që të dy ishin të drejtë para Perëndisë dhe jetonin pa të metë, sipas të gjitha ligjeve dhe urdhërimeve të Zotit.