Kolosianëve 3:19-25 Së Bashku (ALNT)

19. Ju burra, duajini gratë tuaja dhe mos jini të ashpër me to.

20. Ju bij, bindjuni prindërve në gjithçka, sepse kjo gjë i pëlqen Zotit.

21. Ju etër, mos i zemëroni bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.

22. Ju skllevër, bindjuni në gjithçka zotërinjve tuaj tokësorë, jo sa për sy e faqe për t’u pëlqyer njerëzve, por me thjeshtësi zemre dhe duke iu druajtur Zotit.

23. Gjithçka që bëni, bëjeni me shpirt si ta bënit për Zotin e jo vetëm për njerëzit,

24. sepse ju e dini se prej tij do të merrni si shpërblim trashëgimin e mbretërisë së tij. Në të vërtetë ju i shërbeni Zotit Krisht.

25. Ai që bën padrejtësi do të shpaguhet për padrejtësinë që bëri. Perëndia nuk bën dallime mes njerëzve.

Kolosianëve 3