Kolosianëve 3:18-24 Së Bashku (ALNT)

18. Ju gra, nënshtrojuni burrave, siç ka hije në sytë e Zotit.

19. Ju burra, duajini gratë tuaja dhe mos jini të ashpër me to.

20. Ju bij, bindjuni prindërve në gjithçka, sepse kjo gjë i pëlqen Zotit.

21. Ju etër, mos i zemëroni bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.

22. Ju skllevër, bindjuni në gjithçka zotërinjve tuaj tokësorë, jo sa për sy e faqe për t’u pëlqyer njerëzve, por me thjeshtësi zemre dhe duke iu druajtur Zotit.

23. Gjithçka që bëni, bëjeni me shpirt si ta bënit për Zotin e jo vetëm për njerëzit,

24. sepse ju e dini se prej tij do të merrni si shpërblim trashëgimin e mbretërisë së tij. Në të vërtetë ju i shërbeni Zotit Krisht.

Kolosianëve 3