Kolosianëve 3:17-25 Së Bashku (ALNT)

17. Gjithçka që thoni dhe gjithçka që bëni, ta bëni në emër të Zotit Jezu, duke falënderuar nëpërmjet tij Perëndinë Atë.

18. Ju gra, nënshtrojuni burrave, siç ka hije në sytë e Zotit.

19. Ju burra, duajini gratë tuaja dhe mos jini të ashpër me to.

20. Ju bij, bindjuni prindërve në gjithçka, sepse kjo gjë i pëlqen Zotit.

21. Ju etër, mos i zemëroni bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.

22. Ju skllevër, bindjuni në gjithçka zotërinjve tuaj tokësorë, jo sa për sy e faqe për t’u pëlqyer njerëzve, por me thjeshtësi zemre dhe duke iu druajtur Zotit.

23. Gjithçka që bëni, bëjeni me shpirt si ta bënit për Zotin e jo vetëm për njerëzit,

24. sepse ju e dini se prej tij do të merrni si shpërblim trashëgimin e mbretërisë së tij. Në të vërtetë ju i shërbeni Zotit Krisht.

25. Ai që bën padrejtësi do të shpaguhet për padrejtësinë që bëri. Perëndia nuk bën dallime mes njerëzve.

Kolosianëve 3