10. dhe keni veshur njeriun e ri, që përtërihet vazhdimisht, sipas shëmbëllimit të Perëndisë që e krijoi, që ta njihni plotësisht Perëndinë.
11. Prandaj, nuk ka më paganë dhe judenj, të rrethprerë dhe të parrethprerë, barbarë, skitas, shërbëtorë dhe të lirë, por Krishti është gjithçka dhe është në gjithçka.
12. Perëndia ju ka thirrur, ju ka bërë të shenjtë dhe ju ka dashur, prandaj, vishuni me dhembshuri, me mirësi, me përulësi, me zemërbutësi dhe me zemërgjerësi.