Kolosianëve 1:9-15 Së Bashku (ALNT)

9. Prandaj edhe ne, që nga dita kur e morën vesh këtë gjë, nuk pushojmë së luturi për ju dhe i kërkojmë Perëndisë t’ju japë urtinë dhe mençurinë shpirtërore që ta njihni plotësisht vullnetin e tij.

10. Kështu do të mund të bëni një jetë të denjë për Zotin dhe ashtu si i pëlqen atij, duke dhënë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke shtuar njohuritë për Perëndinë.

11. Ju do të forcoheni me fuqinë që vjen nga pushteti i lavdishëm i Perëndisë, që të përballoni gjithçka me durim dhe që me gëzim

12. të falënderoni Atin që ju bëri të denjë të keni pjesën tuaj në trashëgiminë e besimtarëve të krishterë, në mbretërinë e dritës.

13. Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na futi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,

14. në të cilin kemi shpengimin, faljen e mëkateve.

15. Biri është shëmbëllimii Perëndisë së padukshëm,i lindur përpara çdo krijese.

Kolosianëve 1