3. sepse ju e dini se sprova e besimit tuaj sjell durimin.
4. Kini durim deri në fund, që të jeni të përsosur, të plotë dhe pa asnjë të metë.
5. Nëse dikujt nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia dhe ai do t’i japë, sepse Perëndia u jep të gjithëve me zemërgjerësi dhe pa përçmim,
6. por le të kërkojë me besim dhe pa dyshuar. Kush dyshon, i ngjan valës së detit, që e ngre era dhe pastaj e përplas.
7. Ky njeri të mos pandehë se do të marrë ndonjë gjë nga Zoti,
8. sepse është njeri me dy mendje dhe i paqëndrueshëm në gjithçka që bën.
9. Vëllai i varfër le të krenohet, se do ta lartësojë Perëndia,
10. ndërsa vëllai i pasur se do ta përulë. I pasuri do të shkojë si lulja e barit.
11. Dielli lind dhe nxehtësia e tij e than barin. Lulja e barit vyshket dhe bukuria i zhduket. Kështu do të vyshket edhe i pasuri në gjërat që bën.
12. Lum ai njeri që duron tundimet, sepse, pasi të ketë kaluar sprovën, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Perëndia ua premtoi atyre që e duan.