1. Unë Jakobi, shërbëtor i Perëndisë dhe i Zotit Jezu Krisht, përshëndes dymbëdhjetë fiset e shpërndara nëpër botë.
2. Vëllezërit e mi, gëzohuni kur ndeshni tundime të ndryshme,
3. sepse ju e dini se sprova e besimit tuaj sjell durimin.
4. Kini durim deri në fund, që të jeni të përsosur, të plotë dhe pa asnjë të metë.