5. Kur erdhi Krishti në botë, tha: Flijime dhe dhurata nuk deshe, por më bëre gati një trup.
6. Shkrumbimet e kafshëve dhe flijimet për mëkatet nuk të pëlqyen.
7. Atëherë thashë: Ja ku po vij, o Perëndi, për të bërë vullnetin tënd, sikurse është shkruar për mua në krye të librit.
8. Më lart ai tha se nuk i pëlqejnë flijimet dhe dhuratat, si dhe shkrumbimet e kafshëve dhe flijimet për mëkatin, megjithëse ato kushtoheshin sipas ligjit të Moisiut.
9. Pastaj shtoi: Ja ku po vij për të bërë vullnetin tënd! Kështu ai hedh poshtë flijimet e para për të caktuar flijimin e dytë.
10. Nga ky vullnet u shenjtëruam nëpërmjet flijimit që bëri Jezu Krishti një herë e përgjithmonë.
11. Të gjithë priftërinjtë rrinin çdo ditë në këmbë për të shërbyer dhe për të kushtuar shumë herë të njëjtat flijime, të cilat nuk mund t’i shlyejnë kurrë mëkatet.