Hebrenjve 10:12-23 Së Bashku (ALNT)

12. Ndërsa Krishti kushtoi vetëm një flijim për mëkatet një herë e përgjithmonë dhe pastaj u ul në të djathtë të Perëndisë.

13. Tani, atje ai pret që armiqtë e tij të bëhen shtrojë e këmbëve të tij.

14. Kështu, me një kushtim të vetëm, Krishti i bëri të përsosur përgjithmonë të shenjtëruarit.

15. Edhe Shpirti i Shenjtë na dëshmon kur thotë:

16. Besëlidhja që do të lidhme ta pas atyre ditëve - thotë Zoti - është kjo: Unë do t’i shtie ligjet e mia në mendjen e tyre dhe do t’i shkruaj në zemrat e tyre.

17. Mëkatet e tyredhe paudhësitë e tyre nuk do t’i kujtoj më.

18. Ku ka ndjesë të mëkateve, nuk është nevoja më për flijime.

19. Vëllezër, gjaku i Jezuit na jep guxim për të hyrë në shenjtërore

20. me anë të udhës së re e të gjallë që na hapi Krishti me anë të velit, që është trupi i tij.

21. Ai është prift i madh në krye të shtëpisë së Perëndisë.

22. Le të hyjmë, pra, atje me zemër të çiltër dhe me besim të sigurt, me zemër të pastruar nga ndërgjegjja e keqe dhe me trup të larë me ujë të pastër.

23. Le ta mbajmë të patundur pohimin e shpresës, sepse ai që na premtoi është besnik.

Hebrenjve 10