Gjoni 6:3-11 Së Bashku (ALNT)

3. Atëherë Jezui u ngjit në mal dhe atje u ul me dishepujt.

4. Po afrohej Pashka, festa e judenjve.

5. Kur hodhi sytë dhe pa se një turmë e madhe po shkonte drejt tij, Jezui i tha Filipit: «Ku mund të blejmë bukë që të hanë gjithë këta njerëz?».

6. Këtë e tha për të vënë në provë Filipin, pasi ai vetë e dinte se çfarë do të bënte.

7. Filipi iu përgjigj: «As dyqind denarë bukë nuk do të mjaftonin që të hajë secili nga një copëz».

8. Njëri prej dishepujve, Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, tha:

9. «Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq, por çfarë janë këto për kaq njerëz?».

10. Jezui tha: «U thoni njerëzve të ulen!». Në atë vend kishte shumë bar. Atëherë ata u ulën. Numri i tyre arrinte rreth pesë mijë burra.

11. Pastaj Jezui mori bukën dhe, si falënderoi Perëndinë, ua ndau atyre që ishin ulur. U ndau edhe peshq, aq sa deshën.

Gjoni 6