Gjoni 6:1-6 Së Bashku (ALNT)

1. Pak kohë më vonë, Jezui shkoi në bregun tjetër të Liqenit të Galilesë së Tiberiadës.

2. Një turmë e madhe i shkonte pas, sepse shihnin mrekullitë që bënte për të sëmurët.

3. Atëherë Jezui u ngjit në mal dhe atje u ul me dishepujt.

4. Po afrohej Pashka, festa e judenjve.

5. Kur hodhi sytë dhe pa se një turmë e madhe po shkonte drejt tij, Jezui i tha Filipit: «Ku mund të blejmë bukë që të hanë gjithë këta njerëz?».

6. Këtë e tha për të vënë në provë Filipin, pasi ai vetë e dinte se çfarë do të bënte.

Gjoni 6