6. Ai u tha: «Hidhni rrjetën në të djathtë të varkës dhe do të kapni peshq».E hodhën rrjetën dhe nuk mund ta tërhiqnin nga numri i madh i peshqve.
7. Dishepulli që Jezui e donte i tha Pjetrit: «Është Zoti». Kur dëgjoi se ishte Zoti, Simon Pjetri veshi rrobat, sepse ishte i zhveshur, dhe u hodh në liqen.
8. Erdhën edhe dishepujt e tjerë me varkë duke tërhequr rrjetën e peshqve. Ata ishin rreth njëqind metra larg nga bregu.
9. Kur dolën në tokë, panë një zjarr me prush mbi të cilin ishte vënë peshk dhe bukë.
10. Jezui u tha: «Sillni nga peshqit që sapo zutë!».
11. Simon Pjetri hipi në varkë dhe nxori në tokë rrjetën të mbushur plot me njëqind e pesëdhjetë e tre peshq të mëdhenj. Megjithëse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye.
12. Jezui u tha: «Ejani të hani!». Asnjë nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: «Kush je ti?», sepse e dinin që ishte Zoti.
13. Atëherë Jezui u afrua, mori bukën dhe ua dha. Po kështu bëri edhe me peshkun.
14. Kjo ishte tashmë hera e tretë që Jezui u ishte shfaqur dishepujve pasi ishte ngjallur prej të vdekurve.
15. Kur mbaruan së ngrëni, Jezui i tha Simon Pjetrit: «Simon i Gjonit, a më do më shumë se këta të tjerët?». Pjetri i tha: «Po, Zot, ti e di se të dua». Jezui i tha: «Kulloti qengjat e mi!».
16. Jezui i tha përsëri për herë të dytë: «Simon i Gjonit, a më do?».Pjetri iu përgjigj: «Po, Zot, ti e di se të dua».Jezui i tha: «Ruaji delet e mia!».
17. Jezui e pyeti për herë të tretë: «Simon i Gjonit, a më do?».Pjetri u trishtua që e pyeti për herë të tretë «A më do?», prandaj i tha: «Zot, ti i di të gjitha. Ti e di se të dua».Jezui i tha: «Kulloti delet e mia!