1. Të dielën, herët në mëngjes, ndërsa ishte ende errësirë, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa gurin të larguar nga hyrja.
2. Atëherë ajo shkoi me vrap te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, ai të cilin Jezui e donte dhe u tha: «E kanë marrë Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e kanë vënë».
3. Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë dhe shkuan te varri.
4. Vraponin që të dy, por dishepulli tjetër vrapoi më shpejt se Pjetri dhe mbërriti i pari te varri.
5. U përkul dhe pa pëlhurat e lëna atje, por nuk hyri brenda.