1. Pas dy ditësh u bë një dasmë në Kanë të Galilesë. Atje ndodhej edhe e ëma e Jezuit.
2. Në dasmë ishte i ftuar edhe Jezui me dishepujt e tij.
3. Kur mbaroi vera, e ëma i tha Jezuit: «Nuk kanë më verë».
4. Jezui iu përgjigj: «Çfarë do nga unë, o grua? Koha ime nuk ka ardhur ende!».
5. Atëherë, e ëma e Jezuit u tha shërbëtorëve: «Bëni gjithçka që do t’ju thotë!».
6. Atje ndodheshin gjashtë qypa prej guri, që përdoreshin për ritin e pastrimit të judenjve. Secili prej tyre mbante tetëdhjetë deri në njëqind e njëzet litra.
7. Atëherë, Jezui u tha shërbëtorëve: «Mbushini qypat me ujë!». Ata i mbushën deri në grykë.
8. Pastaj u tha: «Tani, mbushni nga qypat dhe çojani të parit të dasmës!».Dhe ata ia çuan.