1. Atëherë Pilati urdhëroi të merrej Jezui e të rrihej me fshikull.
2. Ushtarët thurën një kurorë me gjemba dhe ia vunë në kokë. Pastaj e veshën me një mantel të purpurt,
3. i afroheshin, e godisnin me shuplaka dhe i thoshin: «Të përshëndesim, o mbreti i judenjve!».
4. Pilati doli përsëri jashtë dhe u tha judenjve: «Ja, po jua sjell jashtë, që të shihni se nuk gjej tek ai asnjë arsye për ta dënuar».
5. Jezui doli jashtë me kurorën e gjembave në kokë dhe i veshur me mantelin e purpurt. Pilati u tha: «Ja njeriu!».
6. Kur e panë, kryepriftërinjtë dhe rojat thirrën: «Kryqëzoje! Kryqëzoje!».Pilati u tha: «Merreni ju dhe kryqëzojeni, sepse unë nuk gjej tek ai asnjë arsye për ta dënuar».
7. Judenjtë u përgjigjën: «Ne kemi një ligj dhe sipas tij ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Bir të Perëndisë».
8. Kur dëgjoi këto fjalë, Pilati u frikësua më shumë,