1. «Jua thashë këto që të mos ju tronditet besimi.
2. Do t’ju përjashtojnë nga sinagogat. Madje, po vjen ora kur kushdo që do t’ju vrasë do të mendojë se i shërben Perëndisë.
3. Dhe do t’i bëjnë këto, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua.
4. Por këto gjëra jua thashë që, kur të vijë koha, t’ju kujtohet që unë jua kam thënë.»«Nuk jua thashë këto që në fillim, meqenëse isha me ju.
5. Por tani po shkoj tek ai që më dërgoi dhe asnjeri nga ju nuk po më pyet: “Ku po shkon?”
6. Madje, zemra juaj është mbushur me trishtim ngaqë ju thashë këto gjëra.
7. Por unë po ju them të vërtetën: Është më mirë për ju që unë të shkoj, sepse po nuk shkova unë, Ngushëlluesi nuk do të vijë te ju, ndërsa po të shkoj, atëherë do t’jua dërgoj.