Gjoni 13:1-4 Së Bashku (ALNT)

1. Ishte para festës së Pashkës. Jezui e dinte se kishte ardhur ora të shkonte nga kjo botë tek Ati. Ai i kishte dashur të vetët që ishin në botë dhe i kishte dashur deri në fund.

2. Gjatë darkës djalli kishte futur tashmë tradhtinë në zemrën e Judës së Simon Iskariotit.

3. Jezui e dinte se Ati i kishte dhënë gjithçka në dorë dhe se nga Perëndia kishte dalë e te Perëndia po kthehej.

4. Atëherë u ngrit nga darka, hoqi mantelin, mori një peshqir dhe e lidhi në brez.

Gjoni 13