Galatasve 6:12-18 Së Bashku (ALNT)

12. Ata që ju detyrojnë të rrethpriteni vetëm që të mos përndiqen për kryqin e Krishtit, duan të bëjnë figurë të mirë para njerëzve.

13. Madje as vetë ata që rrethpriten nuk e zbatojnë ligjin e Moisiut, por ata duan që ju të rrethpriteni që të mburren me këtë gjë.

14. Sa për mua, unë nuk dua të krenohem me asgjë tjetër, përveçse me kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, përmes të cilit jam i vdekur në kryq për sa i përket botës dhe bota për sa më përket mua.

15. Sepse nuk vlejnë gjë as rrethprerja, as parrethprerja, por vlen vetëm krijesa e re.

16. Të gjithë ata që do të ndjekin këtë rregull, paçin paqe e mëshirë, ata dhe Izraeli i Perëndisë.

17. Që tani e tutje asnjeri të mos m’i shtojë mundimet, sepse unë mbart shenjat e plagëve të Jezuit në trupin tim.

18. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me shpirtin tuaj, o vëllezër! Amen!

Galatasve 6