Galatasve 4:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Po ju them se, për aq kohë sa trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, ndonëse është pronari i gjithçkaje.

2. Ai është nën kujdestarë e administratorë deri në kohën e caktuar nga i ati.

3. Po ashtu edhe ne, kur ishim të mitur, kemi qenë skllevër të fuqive shpirtërore të botës.

4. Po kur erdhi koha e caktuar, Perëndia dërgoi Birin e tij. Ai u lind nga një grua dhe iu nënshtrua ligjit të Moisiut

5. për të shpenguar ata që ishin nën atë ligj dhe që ne të birësohemi nga Perëndia.

6. Duke qenë se jeni bij të tij, Perëndia dërgoi në zemrat tona Shpirtin e Birit të tij që thërret: «Abba, o Atë!».

7. Prandaj ti nuk je më skllav, por bir; e nëse je bir, je edhe trashëgimtar përmes Perëndisë.

Galatasve 4