Filipianëve 2:20-26 Së Bashku (ALNT)

20. Përveç tij, nuk kam asnjë tjetër që jetë në një mendje me mua dhe që të kujdeset sinqerisht për mirëqenien tuaj.

21. Sepse të gjithë shohin interesin e vet dhe jo atë të Jezu Krishtit.

22. Ju e dini sesa i sprovuar është treguar Timoteu. Ai ka shërbyer bashkë me mua për përhapjen e ungjillit dhe më ka ndihmuar si biri ndihmon të atin.

23. Kështu, shpresoj t’jua dërgoj sapo të shoh si do të shkojnë punët me mua.

24. Por jam i bindur se Zoti do të më ndihmojë, që edhe unë vetë të vij së shpejti.

25. M’u duk e nevojshme t’ju dërgoj Epafroditin, vëllanë, bashkëpunëtorin e bashkëluftëtarin tim, që e kishit dërguar për të më shërbyer mua.

26. Ai kishte shumë mall për ju të gjithë dhe u shqetësua kur mori vesh se ju kishit dëgjuar për sëmundjen e tij.

Filipianëve 2