Filipianëve 1:8-15 Së Bashku (ALNT)

8. Kam Perëndinë për dëshmitar sesi digjem nga malli për ju të gjithë me dhembshurinë e Krishtit Jezu.

9. Unë lutem që dashuria juaj të rritet gjithnjë e më shumë e të pasurohet me dije dhe me aftësi për të kuptuar,

10. që të jeni në gjendje të dalloni më të mirën dhe të jeni të dëlirë e të pafajshëm ditën e ardhjes së Krishtit,

11. të mbushur plot me frytet e drejtësisë që vijnë prej Jezu Krishtit, për lavdinë dhe lavdërimin e Perëndisë.

12. Tani, o vëllezër, dëshiroj ta dini se ajo që më ka ndodhur mua, ka ndihmuar më shumë në përparimin e ungjillit.

13. Kështu, mbarë pretoriumi dhe gjithë të tjerët e kanë kuptuar qartë se unë jam në pranga për Krishtin.

14. Pjesa më e madhe e vëllezërve besimtarë morën zemër në Zotin nga prangat e mia dhe e shpallën fjalën e Perëndisë më me guxim e pa frikë.

15. Është e vërtetë që disa e predikojnë Krishtin edhe nga smira e rivaliteti ndaj meje, por disa të tjerë e predikojnë nga vullneti i mirë.

Filipianëve 1