1. Unë, Pali, i burgosur i Krishtit Jezu dhe vëlla Timoteu, po i shkruajmë Filemonit të dashur dhe bashkëpunëtorit tonë,
2. Apfisë, motrës sonë, Arkipit, bashkëluftëtarit tonë dhe kishës që mblidhet në shtëpinë tënde:
3. Hiri dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht, qofshin me ju.
4. E falënderoj Perëndinë tim gjithmonë kur të kujtoj në lutjet e mia,
5. sepse po dëgjoj për dashurinë tënde për të gjithë besimtarët e krishterë dhe për besimin që ke në Zotin Jezu Krisht.
6. I lutem Perëndisë që besimi që na bashkon të jetë i gjallë në ty, për të njohur çdo gjë të mirë që kemi e që na çon drejt Krishtit.
7. Dashuria jote, o vëlla, më ka gëzuar shumë dhe më ka ngushëlluar, sepse zemrat e besimtarëve të krishterë janë përtërirë përmes teje.