2. Ato që dëgjove prej meje para shumë dëshmitarëve besojua njerëzve besnikë, të cilët do të jenë të zotët të mësojnë edhe të tjerët.
3. Bashkohu në vuajtje si ushtar i mirë i Krishtit Jezu.
4. Asnjë ushtar që është nën armë, nuk ngatërrohet me punët e jetës së përditshme, sepse do që t’i pëlqejë eprorit që e thirri ushtar.
5. Po ashtu, kush futet në garë, nuk kurorëzohet po të mos ketë luajtur sipas rregullave.
6. Bujku që mundohet duhet të marrë i pari pjesën e fryteve.
7. Mendo për këto që po të them, sepse Zoti do të të ndihmojë të kuptosh gjithçka.
8. Kujto Jezu Krishtin, të ngjallur prej të vdekurve, pasardhës i Davidit, sipas ungjillit tim,
9. për të cilin unë po vuaj deri në pranga si keqbërës. Por fjala e Perëndisë nuk lidhet me pranga.
10. Prandaj unë i duroj të gjitha për hir të të zgjedhurve, që edhe ata të marrin shpëtimin përmes Krishtit Jezu bashkë me lavdinë e amshuar.
11. Kjo fjalë është e besueshme:Nëse kemi vdekur me Krishtin,edhe do të jetojmë me të;
12. nëse durojmë,edhe do të mbretërojmë me të;nëse do ta mohojmë,edhe ai do të na mohojë.
13. Nëse jemi mosbesues,ai mbetet besnik,pasi ai nuk mund të mohojë veten.