11. Po dëgjojmë se disa nga ju jetojnë në përtaci, nuk bëjnë asnjë punë dhe merren me gjëra të kota.
12. Këta i porosisim dhe i lusim në emër të Zotit Jezu Krisht që t’i shtrohen punës për të nxjerrë bukën e gojës.
13. Ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën.
14. Në qoftë se ndokush nuk i bindet fjalëve që po ju shkruajmë në këtë letër, shënojeni këtë njeri e mos u shoqëroni me të në mënyrë që ai të turpërohet.
15. Megjithatë, mos e shihni si armik, por qortojeni si vëlla.
16. Vetë Zoti i paqes ju dhëntë paqen gjithnjë e në çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë!
17. Përshëndetjen e kam shkruar vetë unë, Pali. Kjo është shenja ime në çdo letër. Kështu shkruaj unë.
18. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë!