2 Selanikasve 2:11-16 Së Bashku (ALNT)

11. Prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një forcë mashtruese, që ata t’i besojnë gënjeshtrës

12. dhe që të gjykohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por pëlqyen padrejtësinë.

13. Ne duhet ta falënderojmë Perëndinë gjithmonë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi për të qenë të parët që do të shpëtonit përmes Shpirtit të Shenjtë që ju shenjtëron dhe përmes besimit tek e vërteta.

14. Ai ju thirri përmes ungjillit tonë, që të merrni lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht.

15. Kështu pra, o vëllezër, qëndroni të fortë dhe ruani traditat që ju mësuam, qoftë përmes predikimit, qoftë përmes letrës sonë.

16. Vetë Zoti ynë Jezu Krisht dhe Perëndia Ati ynë, i cili na deshi dhe na dha ngushëllim të amshuar dhe shpresën e mirë me anë të hirit,

2 Selanikasve 2