2 Selanikasve 1:9-12 Së Bashku (ALNT)

9. Këta do të ndëshkohen me shkatërrimin e amshuar, të ndarë nga prania e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij.

10. Atë ditë ai do të vijë për t’u përlëvduar bashkë me besimtarët e vet dhe për t’u admiruar bashkë me të gjithë ata që i kanë besuar, sepse ju i besuat predikimit tonë.

11. Ne lutemi gjithnjë për ju, që Perëndia t’ju bëjë të denjë për të përmbushur thirrjen e tij dhe që me fuqinë e tij të arrini çdo qëllim të mirë e të përsosni çdo vepër të besimit tuaj.

12. Kështu, emri i Zotit tonë Jezu do të përlëvdohet prej jush dhe ju do të përlëvdoheni prej tij, sipas hirit të Perëndisë tonë dhe të Zotit Jezu Krisht.

2 Selanikasve 1