16. Ç’ka të përbashkët tempulli i Perëndisë me idhujt? Ne jemi tempull i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: Do të banoj mes tyre e do të jetoj me ta. Unë do të jem Perëndia i tyre e ata do të jenë populli im.
17. Prandaj dilni prej tyre e ndahuni, thotë Zoti. Mos prekni asgjë të ndyrë, e atëherë do t’ju pranoj.
18. Unë do të jem Ati juaj e ju do të jeni bijtë e mi e bijat e mia,thotë Zoti i gjithëpushtetshëm.