8. Ne kemi shpresë dhe dëshirojmë më shumë të largohemi nga ky trup për të banuar pranë Zotit.
9. Por, mbi të gjitha ne duam t’i pëlqejmë Perëndisë, qoftë duke qëndruar në këtë banesë, qoftë duke e lënë atë.
10. Të gjithë ne duhet të dalim para Krishtit për t’u gjykuar prej tij, në mënyrë që secili të marrë shpërblimin sipas veprave që ka bërë gjatë jetës së vet, qofshin këto të mira apo të këqija.
11. Prandaj ne që e njohim frikën ndaj Zotit, përpiqemi të bindim të tjerët. Perëndia na njeh mirë, por shpresoj që thellë në ndërgjegjet tuaja edhe ju të na njihni mirë.