2 Korintasve 2:3-8 Së Bashku (ALNT)

3. Ju shkrova kështu me qëllim që, kur të vija, të mos trishtohesha nga ata që duhej të më gëzonin. Unë jam i bindur se, kur gëzohem unë, gëzoheni edhe ju të gjithë.

4. Ju shkrova me pikëllim të madh, me ankth në zemër e me lotë jo për t’ju trishtuar, por që të njihni dashurinë e madhe që kam për ju.

5. Nëse dikush ka trishtuar dikë, nuk më ka trishtuar mua, por deri diku, pa e tepruar, të gjithë ju.

6. Këtij njeriu i mjafton dënimi që mori nga shumica,

7. prandaj ju, përkundrazi, duhet ta falni e ta ngushëlloni, që të mos e pushtojë një trishtim më i madh.

8. Kështu, ju porosis që të tregoni dashuri ndaj tij.

2 Korintasve 2