1. Është hera e tretë që do të vij te ju dhe sikurse thotë Shkrimi i shenjtë: Çdo padi duhet të jetë e mbështetur në fjalën e dy apo tre dëshmitarëve.
2. Ata që kanë mëkatuar dikur dhe të gjithë të tjerët i kisha paralajmëruar kur isha me ju për herë të dytë dhe po i paralajmëroj edhe tani që nuk jam aty, se nëse vij përsëri nuk do të tregohem i butë me askënd.